Jahti i këngëtarit Marc Antony ka marrë flakë pasditen e djeshme në Maimi duke pësuar dëme të konsiderueshme, por fatmirësisht vetëm materiale.
Jahti “Andiamo”, në pronësi të këngëtarit kap vlerën e 7 milion dollarëve dhe në momentin e flakëve këngëtari nuk ndodhej në të.
Brenda Jahtit në momentin e flakëve ndodhej vetëm ekuipazhi të cilët janë evakuar në kohë, para përhapjes së flakëve.
51 vjeçari, ish bashkëshorti i Jennifer Lopez ndodhet aktualisht në Puerto Rico ku po zhvillon një tur.
Dëmet e Jahtit thuhet se janë katastrofike pasi janë shkatërruar totalisht nga flakët 5 kabina gjumi.
https://www.instagram.com/p/B4p-cd5FTo-/Link: https://www.instagram.com/p/B4p-cd5FTo-/
Burimi i lajmit: https://www.mirror.co.uk/3am/celebrity-news/breaking-singer-marc-anthonys-boat-21126081