Moderatori kosovar Labinot Gashi është bërë baba një vit më parë me ardhjen në jetë Rroas vajzës së tij.
Vogëlushja festoon sot një vjetorin e lindjes dhe moderatori ka një urim shumë special për të bijën, ndërsa publikon një prej fotove më të bukura familjare.
Ai pozon së bashkë me vogëlushen dhe gruan e tij në një sfornd festiv me tullumbaca, dhurata e ëmbëlsira.
Vogëlushja është veshur me një fustan ngjyrë bezhë, kombinuar me një fjongë në po të njëjtën ngjyrë.
Me po të njëjtat ngjyra janë veshur edhe prindërit, Qëndresa është kombinuar pak a shumë me të bijën, ndërsa moderatori mban veshur këmishë të bardhë.
Labi ka shpërndarë edhe disa foto të vogëlushes në mes të ambjentit festiv dhe buzëqeshja e saj e ëmbël do t’ua bëjë ditën edhe më të bukur.
Krahas fotos moderatori ka shprehur urimin e tij të veçantë për të bijën në ditëlindjen e saj të parë.
https://www.instagram.com/p/B6VOwFsBMJ7/Link: https://www.instagram.com/p/B6VOwFsBMJ7/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6LlshzhJCb/