ShowBiz

Super ditëlindja e vajzës së Labit, publikohen fotot nga festa

Moderatori kosovar Labinot Gashi është bërë baba një vit më parë me ardhjen në jetë Rroas vajzës së tij.

Vogëlushja festoon sot një vjetorin e lindjes dhe moderatori ka një urim shumë special për të bijën, ndërsa publikon një prej fotove më të bukura familjare.

Ai pozon së bashkë me vogëlushen dhe gruan e tij në një sfornd festiv me tullumbaca, dhurata e ëmbëlsira.

Vogëlushja është veshur me një fustan ngjyrë bezhë, kombinuar me një fjongë në po të njëjtën ngjyrë.

Me po të njëjtat ngjyra janë veshur edhe prindërit, Qëndresa është kombinuar pak a shumë me të bijën, ndërsa moderatori mban veshur këmishë të bardhë.

Labi ka shpërndarë edhe disa foto të vogëlushes në mes të ambjentit festiv dhe buzëqeshja e saj e ëmbël do t’ua bëjë ditën edhe më të bukur.

Krahas fotos moderatori ka shprehur urimin e tij të veçantë për të bijën në ditëlindjen e saj të parë.

https://www.instagram.com/p/B6VOwFsBMJ7/

Link: https://www.instagram.com/p/B6VOwFsBMJ7/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6LlshzhJCb/