Moderatoren Bora Zemani e kemi parë gjithmonë me flokë të zinj.
Kohët e fundit ajo iu bashkua trendit të flokëve të shkurtër që mesa duket i shkojnë shumë.
Por së fundmi shohim se moderatorja ka ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve duke hequr dorë nga floku i errët.
Ajo ka çelur ngjyrën e flokëve, duke i bërë ngjyrë çokollatë.
“Tani jam çokollatë, jo më flokë të zeza”, shkruan Bora krahas fotos së saj dhe duhet pranuar se kjo ngjyrë i shkon shumë moderatores.
Në të njëjtin mendim janë edhe fansat e saj, të cilët e kanë komplimentuar moderatoren për pamjen e re.
https://www.instagram.com/p/B6a9qMojLlr/Link: https://www.instagram.com/p/B6a9qMojLlr/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1wUbdWDETE/