ShowBiz

Pasi nuk fitoi festivalin, motra e Elvanës ka dy fjalë për të

Elvana Gjata rrëmbeu çmimin e dytë në festivalin e RTSH-së, ndërsa vendi i parë i takoi Ari Lenës e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion vitin që vjen.

Motra e Elvanës, këngëtarja Migena Gjata përveçse e ka mbështetur të motrën në këtë festival ka gjithashtu një mesazh për të, të cilin e ka shpërndarë në instagramin e saj dhe që vjen direkt pasi Elvana nuk e fitoi çmimin e parë.

“Ti fitove mbi turmën, fitove zemrat e njerëzve, siç ka ndodhur gjithmonë të paktën këto 15 vitet e fundit”.

Ndërkaq Elvana nuk ka reaguar më pas shpërndarjes së çmimeve, madje nuk është parë as të japë ndonjë deklaratë për mediat.

Link: https://www.instagram.com/migenagjataofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4c65AWnepn/