ShowBiz

“U nxeha aq shumë sa i theva makinën”, Kejvina rrëfen ngjarjen e pazakontë

Modelja Kejvina Kthjella e njohur si velina e “Xing me Ermalin”, është një prej personazheve më të përfolur publik.

Kejvina dallon për tiparet e saj karakteristike dhe fizikun perfekt, ndërsa e shohim gjithnjë e më shumë aktive në rrjetet sociale ku poston vazhdimisht foto e video të ndryshme.

Në një intervistë të dhënë për “Thumb on”, modelja na ka njohur edhe me një pjesë të karakterit të saj.

Mesa duket kur nxehet apo bëhet xheloze, ajo nuk di të bëjë sherr me fjalë, por kalon direkt në vepra.

Kështu ajo ka treguar njëherë historinë një debate të ashpër me një mashkull të cilit ka arritur ti thyejë makinën me gurë nga inati.

“Nuk e mbaj mend mirë, cili ishte motivi i sherrit pasi ka kaluar shumë kohë, por me siguri ndonjë xhelozi”, thotë Kejvina gjatë intervistës.

Modelja ka folur gjithashtu edhe për eksperiencën ne “Dancë with me”, ku kërcente përkrah Eduard Ndocaj.

https://www.youtube.com/watch?v=OZIo29U0cjY

Link: https://www.youtube.com/watch?v=OZIo29U0cjY

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzByXA0iy5N/