8 vite më parë këngëtarja e njohur Jonida Maliqi u bënë nënë, pas ardhjes në jetë të djalit të saj Dan nga marrëdhënia me ish bashkëshortin Gent Prizreni.
Sot vogëlushi ka ditëlindjen dhe Jonida ka gjetur një mënyrë shumë të veçantë për ta uruar.
Ajo ka postuar në instagramin e saj një foto shtatëzanë të 8 viteve më parë, ku pozon në plazh me barkun e rrumbullakosur ndërsa i dedikon fjalët më të veçanta të birit për ditëlindjen.
“Para 8 vitesh, jeta ime ndryshoi rrënjësish sepse u bekova me ty dashuria ime. Fjalët nuk e përshkruajnë dot ndjesinë kur të kisha pjesë të tripit tim e aq më shumë momentin kur të pashë e të preka për të parën herë. Ti je ekzistenca ime, dashuria, dhimbja, lumturia dhe frika më e madhe që më kaplon në çdo moment të ditës. Zoti qoftë përherë pranë teje siç jemi ne familja jote, ëngjëlli im Dan!”.
Me këtë mesazh Jonida i ka uruar ditëlindjen të birit, ndërsa ka marrë shumë urime nga miqtë dhe ndjekësit e saj, të cilët i urojë jetë të gjatë dhe të lumtur vogëlushit.
https://www.instagram.com/p/B6c6wj2Hmo6/Link: https://www.instagram.com/p/B6c6wj2Hmo6/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6aXXwlH7K9/