Aktualitet

Arti në zi, ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare

Aktorja e njohur shqiptare Eva Pëllumbi është ndarë nga jeta në moshën 66 vjeçarje.

Ajo ka punuar për gati 17 vite në Teatrin e Kukullave, ku ka luajtur rolin e Çufos dhe të Pinokut.

Eva ka luajtur gjithashtu edhe disa role në filmat e njohur shqiptarë si “Vajza me kordele të kuqe”, “Karrige për pushtet”, “Kapedani” etj.

Aktorja pas viteve 90 është larguar nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë, ku po jetonte me familjen e saj.

Aktorja në statusin e saj të fundit në Facebook ka postuar një foto me aktoren Mira Minga e cila u nda nga jeta disa ditë më parë, duke shprehur hidhërim për largimin e saj.

Miq dhe të afërm të aktores ndërkaq kanë shprehur ngushëllimet me këtë rast në foton e saj të fundit ku shfaqet me kolegen e saj Mira Minga në një prej roleve në Teatrin e Kukullave.

Link: https://www.facebook.com/eva.pellumbi.9