Ledina Çelo jeton prej vitesh në Gjermani së bashku me të shoqin dhe dy fëmijët e saj.
Si në çdo familje edhe në familjen e saj kanë filluar të ndihen festat e fundvitit sidomos tek fëmijët.
Ledina ka shpërndarë disa video e foto festive ku na prezanton me bredhin dhe zbukurimet në shtëpinë e saj.
Gjithashtu ata janë mbledhur të gjithë së bashku për të parë “I vetëm në shtëpi”, ndërsa i gëzohen atmosferës festive së bashku me fëmijët.
Mesa duket ata të dy janë vënë totalisht në dispozicion të fëmijëve, pasi në një foto ku shfaqen së bashku i shohim me syze festive në shenjën e notave muzikore duke trokitur gotat e shampanjës.
Ledina ka veshur një palë pantallona dhe një kanatjere në ngjyrë të kuqe, ndërsa i shoqi ka veshur një robëtishan peshqir në ngjyrë të bardhë.
Këngëtarja ka marrë pozën e një kokete duke zgjatur buzët me gotën në dorë, ndërsa i shoqi shikon në drejtim të saj.
Krahas fotos ata shkruajnë: “Çtë bën fëmija”, çka nënkupton se janë detyruar të pozojnë në këtë mënyrë prej fëmijëve.
Link: https://www.instagram.com/ledinacelo/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxUdOcLnTDY/