ShowBiz

Alketa prezanton për herë të parë të birin, luajnë së bashku “Mos u nxeh”

Moderatorja Alketa Vejsiu prej vitesh është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve një djali dhe një vajze.

Ajo e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes mediatike, jetën private, pasi në rrjet nuk qarkullon asnjë foto e saj me bashkëshortin apo fëmijët.

Atë e shohim vazhdimisht aktive në rrjetet sociale ku poston shpesh herë foto e video që lidhen vetëm me punën dhe asnjëherë nuk ka postuar foto e video me fëmijët apo bashkëshortin.

Megjithatë mbrëmjen e djeshme, Alketa, ka ndarë disa momente familjare me ndjekësit e saj në instagram.

Ajo shfaqet duke luajtur lojën e famshme “Mos u nxeh” së bashku me të birin, ndërsa shprehes se kjo është loja e duhur në këto momente: “Mos u nxeh Alketa, thotë edhe im bir”, dëgjohet të thotë moderatorja gjatë videos.

Ndërsa në një tjetër video ajo poston dorën e të birit ndërsa luajnë dhe ai i thotë: “Ma të dua shumë”.

Kjo është hera e parë që Alketa ndan me ndjekësit, momente nga jeta e saj familjare, por edhe këtë herë në fakt është treguar e rezervuar duke mos e zbuluar portretin e të birit.

Link: https://www.instagram.com/alketavejsiu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6Y-vqkHf3J/