ShowBiz

Genta në momente intime me të dashurin turk, kjo foto na la pa fjalë

Këngëtarja Genta Ismajli sapo ka bërë publike lidhjen e saj me biznesmenin turk me cilin u shfap për herë të parë publikisht në një event artistik në Stamboll.

Që prej asaj dite këngëtarja ka publikuar vazhdimisht surprizat e shumta që partneri i bën vazhdimisht, që nga tufat me lule e deri tek dedikimet personale në publik.

Këtë herë ka qenë Genta ajo që ka shprehur dashurinë e saj për biznesmenin turk.

Në nje foto të veçantë së bashku, Genta ulet në prehërin e tij ndërsa duken shumë të dashuruar me njëri tjetrin në momente intime në shtëpi.

Këngëtarja krahas fotos shkruan: “ Ndihemi më gjallë kur jemi të dashuruar”, duke shprehur kështu publikisht gjithë dashurinë për partnerin e saj.

Ata të dy ndodhen në Stambollm pasi pas shpinës së tyre ndodhet ura e Bosforit.

Çifti ka marrë komente nga më të ndryshmet  nga fansat dhe miqtë, të cilët i konsiderojnë si dy zogj të dashuruar.

https://www.instagram.com/p/B6gQzTOB58d/

Link: https://www.instagram.com/p/B6gQzTOB58d/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4zvWHlB77W/