Bieta Sula po drejton tashmë prej dy sezonesh emisionin e pasdites në “Top Channel”.
Ajo fton personazhe të shumtë me të cilët diskuton tematika nga më të ndryshmet siç është edhe tradhëtia.
Njëra nga të ftuarat e ka pyetur Bietën nëse ka burra që nuk tradhëtojnë, sepse nese e gjen një, do ta çonte direkt në shtëpi.
Moderatorja që prej kohësh është në një marrëdhënie me Alban Dudushin, I jep përgjigjen epike të ftuarës.
“Unë e njoh një, por e kam për vetë, s’të ndihmoj dot”, thotë Bieta duke qeshur.
Këtë moment ajo e ka shpërndarë në instagramin e saj ndërsa i kërkon përsëri të falur të ftuarës që nuk e ndihmoi dot.
https://www.instagram.com/p/B6jEd7NHUaZ/Link: https://www.instagram.com/p/B6jEd7NHUaZ/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6gUxgdnifL/