ShowBiz

“Fle dyshe, treshe edhe katërshe”, habit ish missi, rrëfehet për jetën pas divorcit

Aktorja e njohur Arjola Demiri ishte e ftuar këtë të diel në “E Diell”, ku ka folur për karrierën e saj dhe për jetën private.

Arjola u ndal fillimisht tek fillimet e martesës së saj nga e cila ka tre fëmijë.

Aktorja sqaroi se fillimi ishte shumë i bukur e madje ajo tregoi edhe një detaj mjaft interesant.

Për tre apo katër ditë ajo dhe ish bashkëshorti nuk kanë dalë nga dhoma.

Arjola ndërkohë ka 7 vite që është ndarë dhe e pyetur nga gazetari Ervin Kurti, nëse prej 7 vitesh e ndan e vetme shtratin, Arjola tha se e ndan me dy tre apo edhe katër vetë ndonjëherë, duke ju referuar fëmijëve të saj.

Aktorja thotë se gjithmonë fle me fëmijët dhe është shumë e përkushtuar ndaj tyre.

Ndërsa sa i takon jetës private, Arjola tha se zakonisht e ngacmojnë më të vegjël, por ajo në fakt gjithmonë ka preferuar meshkujt më të mëdhenj dhe më të pjekur.

https://www.youtube.com/watch?v=GBj9m2G6ryU

Link: https://www.youtube.com/watch?v=GBj9m2G6ryU

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=GBj9m2G6ryU