Ashtu si përherë edhe këtë vit, kryeqyteti u ndez nën dritën e fishekzjarreve në momentin e ndërrimit të viteve.
Kur akrepat shënuan 00:00, një spektakël i vërtetë fishekzjarresh ndriçuan qiellin e Tiranës duke sjellë një atmosferë shumë të veçantë.
Për herë të parë këtë vit i gjithë aktiviteti i hedhjes së fishekzjarreve është realizuar me dron, duke dhuruar një atmosferë edhe më të bukur dhe një emocion të veçantë, për të gjithë ata që zbritën në shesh, për të pritur ndërrimin e viteve.
Mijëra qytetarë kanë sfiduar të ftohtin dhe kanë dalë në shesh për t’ju gëzuar atmosferës dhe koncertit që është mbajtur me këtë rast.
Momenti i ndërrimit të viteve, solli një festë të vërtetë edhe në shumë qytete të vendit shoqëruar me fishekzjarre, muzikë dhe festë.
https://www.instagram.com/p/B6x2ZfIAWnH/Link: https://www.instagram.com/p/B6x2ZfIAWnH/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/photo-of-fireworks-1387577/