ShowBiz

Udhëtim surprizë me helikopter mbi Chicago, ja si e nisi vitin Genta Ismajli

Këngëtarja Genta Ismajli prej disa muajsh është në qendër të  vëmendjes pas bërjes publike të lidhjes me një biznesmen turk.

Ajo poston vazhdimisht në rrjetet sociale surprizat e shumta që merr nga partneri i saj, i cili edhe këtë fundvit e ka surprizuar me një udhëtim me helikopter privat mbi Chicago.

Genta ka postuar disa foto ndërsa ndodhet në helikopter e më pas një video nga lart të Chicagos me një pamje spektakolare.

Ditët e para të vitit mesa duket e kanë gjetur Gentën dhe partnerin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këngëtarja krahas fotove të shpërndara ka edhe një mesazh të veçantë dedikuar të dashurit.

“Të gjitha historitë e dashurisë janë të bukura, por e jona është historia ime e preferuar”, shkruan ajo krahas fotove dhe videove të shpërndara në instagram.

Kjo nuk është supriza e parë që Genta merr nga partneri i saj.

Për festat e fundvitit ajo mori një set dhuratash të Louis Vuitton, ndërsa nuk munguan edhe tufat gjiganda me lule si dhe një sërë surprizash të veçanta.

https://www.instagram.com/p/B613XIPhXcQ/

Link: https://www.instagram.com/p/B613XIPhXcQ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6gQzTOB58d/