Xheni dhe Bernardi dy ish banorë të Big Brother të cilët u njohën dhe u dashuan në këtë reality shoë, direkt pas daljes deklaruan se ishin ndarë.
Deri tani të gjithë mendonin se ata të dy nuk ishin bashkë e madje Xheni pak kohë më parë bëri publike një unazë fejese, duke i bërë të gjithë të mendojnë se ishte duke u martuar me dikë tjetër.
Por në fakt ka qenë gjithmonë Bernardi dhe vetë ajo ka shpjeguar në instagram përse vendosën të mos e bënin publike.
“Besoj pas një ndarjeje, nuk është mirë ti bësh direkt gjërat publike, sepse nuk e di as vetë se si do të shkojë lidhja”, I përgjigjet Xheni njërës prej pyetjeve nga fansat.
Ndërkaq ajo e pranon se aktualisht ajo dhe Bernardi janë bashkë, por ende nuk janë fejuar zyrtarisht, pavarësisht faktit se ajo ka marrë një unazë.
Link: https://www.instagram.com/xheni__mhillaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4Phk62F8sf/