Reperja Tayna ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të ngacmimeve me lojëtarin e Realit të Madridit, Vinicius Jr.
Ajo dhe futbollisti janë parë të ngacmohen shpesh me komente, madje ylli i Realit postoi në instagramin e tij një këngë të Taynës, e madje e ftoi atë në Brazil për të dhënë një shfaqje.
E ftuar në spektaklin “Shiko kush luan”, reperja është detyruar të tregojë përballë publikut mesazhet që ka shkëmbyer me futbollistin.
Ajo ka hapur telefonin dhe ka treguar se Vinicius i shkruan “Nice Kick” (Goditje e këndshme), ndërsa e shoqëron komentin me disa zemra.
Në fakt Tayna e ka pranon gjatë spektaklit që është single, por mesa duket vijon të flirtojë me futbollistin, i cili edhe më herët ka shfaqur interes për reperen.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=EeK6KQClB0Y
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4m9C84gbNb/, https://www.instagram.com/p/B3XiCZwIJw1/