ShowBiz

Familja Fejzullahu pushime në Maldive, Ermali poston videon më të bukur të Anës në avion

Ermal Fejzullahu, bashkëshortja e tij dhe fëmijët kanë vendosur ti kalojnë ditët e para të këtij viti në destinacionin më të preferuar të vipave.

Ata janë nisur drejt Maldiveve dhe bashkë me ta është edhe vogëlushja Ana.

Këngëtari ka postuar në instagramin e tij një foto me Arianën dhe të bijën, ndërsa më pas një video shumë të veçantë të vogëlushes e cila po lëviz me këmbë e duar ndërsa kërkon biberonën.

Ana sapo ka mbushur tre muaj dhe në videon e publikuar nga këngëtari duket shumë e këndshme.

Ajo erdhi në jetë në muajin tetor të vitit të kaluar dhe është fëmija i katërt i çiftit të cilat kanë dy vajza të tjera dhe një djalë.

Lajmin për ardhjen në jetë të saj e dha vetë Ermali përmes një fotoje shumë të bukur të vogëushes dhe bashkëshortes së tij Arianës.

Link: https://www.instagram.com/ermal.fejzullahu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6twGSgBQBd/