ShowBiz

Kejsi poston foto, habit e ëma e Stresit me komentet unike, ja si i përgjigjet ajo

Stresi dhe Kejsi prej disa muajsh nuk janë më bashkë, megjithatë ajo vazhdon të ruajë një marrëdhënie shumë të mirë me nënën e reperit.

Pothuajse në çdo postim të saj shohim që e ëma e Stresit ka gjithmonë një kompliment për ti bërë.

Kejsi ka postuar së fundmi një foto ndërsa krahas saj shkruan në dialekt: Fjalët për brenda po i mbaj”

Ajo çfarë na bie në sy është komenti i veçantë i nënës së Stresit poshtë fotos.

“Je si hana, je si ylli ti për sytë e mi! Pucc”, komenton ajo poshtë fotos, ndërsa Kejsi i përgjigjet menjëherë duke shkruar: “E shtrenjta ime ti, të puth fort”, ndërsa e shoqëron komentin me tre zemra.

Kejsi edhe më herët e ka shprehur respektin për ish vjehrën, duke e uruar edhe për ditëlindje disa muaj më parë.

Pavarësisht ndarjes nga Stresi, Kejsi vazhdon të ketë një marrëdhenie shumë të mirë me të ëmën e reperit, për të cilin ka thënë edhe më herët se vazhdon të ruajë një respekt shumë të madh.

Link: https://www.instagram.com/p/B6_dq0mgfPodoTWLujZMP9INJnsvCxvZQSmAQI0/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0JgywYA9tCvrvBgbVBmVgyPo1tWVt-oGXevEo0/