ShowBiz

Zëri vjen rrotull shtëpisë këmba dorazi, Elita e filmon dhe na bëri të qeshim me lotë

Moderatorja Elita Rudi e bërë nënë gati një vit më parë është gjithmonë shumë aktive në rrjetet sociale.

Ajo poston shpesh foto me të birin i cili për pak bën një vjeç dhe që tani ka filluar të luajë, të argëtohet e të belbëzojë rrokjet e para.

Edhe pse akoma nuk ka filluar të ecë, vogëlushi është shumë i lëvizur duke ardhur rrotull këmba dorazi nëpër të gjithë shtëpinë.

Elita e ka filmuar ndërsa bën xhirro i lumtur dhe nuk di të ndalet, ndërsa në një tjetër video shfaqen të dy bashkë duke buzëqeshur.

Në video dëgjohet Elita e cila po i thotë “Ku po shkon..”, por vogëlushi qesh dhe vazhdon të vijë rrotull edhe më shpejt se më parë.

Elita dhe Gjiko janë bërë prindër të Zërit në shkurt të një viti më parë.

Link: https://www.instagram.com/elita.rudi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5siWuilcMx/