Këngëtarja e njohur Bleona Qerreti është konsideruar përveçse një këngëtare e suksesshme edhe një ikonë e vërtetë mode.
Atë e kemi parë shpesh me veshje moderne, madje në çdo event ku ka marrë pjesë ka rënë në sy për shkak të stilit dhe veshjeve të veçanta.
Mesa duket një veshje e saj në 2015 në ndarjen e çmimeve Grammy ka frymëzuar aktoren e njohur Gwyneth Paltrow e cila ka pozuar për kopertinën e Harper’s Bazaar me të njëjtën veshje.
Veshjet janë të dyja metalike, gati identike, ndryshimi i vetëm qëndron tek ngjyra.
Veshja e aktores amerikanë është ngjyrë rozë, ndërsa e Bleonës me disa nuanca të kafes.
Bleona i ka kujtuar ndjekësve të saj se ka qenë ajo e para që ka sjellë në tapetin e kuq të Grammy këtë veshje mbi katër vite më parë.
Nuk e dimë nëse është rastësi apo aktorja është frymëzuar nga këngëtarja, por mund të themi se të dyjave ju shkon shumë kjo veshje dhe duken shumë bukur.
https://www.instagram.com/p/B7CWV3bJ4D-/Link: https://www.instagram.com/p/B7CWV3bJ4D-/
Link: https://www.instagram.com/bleona/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzeKbOElzu6/,https://www.instagram.com/p/B1b0CKjpqpP/