Një ngjarje e rëndë është regjistruar në familjen e këngëtares Adelina Tahiri, daja i së cilës ish pronari i TV Era në Maqedoni Avdulla Mehmetaj është qëlluar me çekiç nga bashkëshortja.
Vetë këngëtarja ka postuar në instagramin e saj lajmin në fjalë, ndërsa shkruan: “Dajo jemi me ty!”, duke treguar kështu se bëhet fjalë për dajën e saj.
Ngjarja ka ndodhur që në tre janar, ndërsa në foton e lajmit të shpërndarë nga Adelina shohim të afërmin e saj në spital me kokën e fashuar.
Arsyeja e këtij sulmi mendohet se lidhet me pasurinë dhe një kontratë martesore të nënshkruar nga çifti i bashkëshortëve.
Në këtë marrëveshje nënvizohej kushti që bashkëshortja e tij duhet të kujdeset për të derisa ai të jetë gjallë.
Link: https://www.instagram.com/adelina_tahiri1/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B55qmYiF-HC/