ShowBiz

I fiksuar me femrat shqiptare, pas Taynës, Vinicius ngacmon moderatoren e njohur, ja si i përgjigjet ajo

Futbollisti i Realit të Madridit Vinicius Junior mesa duket i paska fiksim shqiptaret.

Pas ngacmimeve me Taynën ai ka filluar të flirtojë edhe me moderatoren e Supersport Gea Braha.

Vinicius i ka dërguar asaj një foto, të cilën moderatorja jo vetëm që nuk e ka parë, por as nuk ka në plan ti kthejë përgjigje.

Ajo ka postuar në instagramin e saj mesazhin me foto të lojëtarit, ndërsa sipër mesazhit shkruan: “Nuk ta var jo, kot e ke”, ndërsa e shoqëron mesazhin me një fytyrë që qesh me lotë.

Mesa duket Vinicius është tërhequr nga pamja e fizike e bukuroshes së ekranit dhe ka dashur të hyjë në muhabet me të, por Gea ka preferuar të mos i përgjigjet.

Kujtojmë se Vinicius prej pak kohësh po flirton edhe me Taynën.

Ai postoi një këngë të Taynës dhe më pas e ftoi atë për një shfaqje në Rio, ndërsa këngëtarja gjatë emisionit “Shiko kush luan”, tregoi disa mesazhe të shkëmbyera me të.

Link: https://www.instagram.com/gea.braha/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B58yUx6Ic6u/