Lifestyle

Mrekullitë e limonit në organizëm, ja si dhe përse ti përdorni

A e dinit se limonat janë një mrekulli për lëkurën, flokët dhe shëndetin në përgjithësi, nëse i konsumoni apo i përdorni për maska të ndryshme.

Më konkretisht limoni ndihmon për të luftuar të ftohtin, apo gripin e zakonshëm.

Kështu nëse keni dhimbje fyti, apo e ndieni se po ju kap gripi, atëherë shtrydhni një limon dhe pijeni esëll, do të ndieni shumë mirë për një kohë shumë të shkurtër.

Limoni ju ndihmon gjithashtu të humbisni në peshë.

Një gotë me ujë të ngrohtë dhe lëng limoni çdo mëngjes është ideale për ata që janë shëndoshur dhe duan të rrëzojnë disa kilogram.

Limoni zbardh dhëmbët dhe ju mund ta përdorni në dhëmbët tuaj vetëm dy herë në javë, por jo më shumë sepse mund të shkaktojë dëmë të smaltit.

Limoni është gjithashtu një antibacterial shumë i mirë, çka do të thotë se ndihmon në luftimin e erërave të këqija. Kështu për të eleminuar erën e djersës, ju mund të shtrydhni disa limonë në një kovë me ujë dhe më pas të bëni një dush, kjo do t’ju mbajë të freskët gjatë gjithë ditës.

Acidet e limonit ndihmojnë gjithashtu të luftoni erën e keqe të gojës.

Me një gjysmë fete limoni lyer me sodë dhe kripë fërkoni dhëmbët dhe mishrat e tyre, kjo do t’jua mbajë frymëmarjen të freskët për një kohë të gjatë.

Link: https://www.bebeautiful.in/all-things-skin/everyday/8-benefits-of-lemons

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/sliced-lemon-and-basil-leaves-on-glass-1585849/