Lifestyle

Ankthi, ja si mund ta luftojmë pa medikamente

Puna, faturat, familja, shëndeti dhe shumë probleme të tjera të përditshme bëjnë që shumë njerëz të vuajnë nga ankthi që nga format më të lehta të tij e deri tek ato më agresivet.

Por nëse jeni në fazat e para të ankthit i keni të gjitha mundësitë për ta menaxhuar pa përdorur medikamente dhe në mënyrë krejt natyrale.

Më konrektisht për të luftuar ankthin është shumë e rëndësishme ta nxirrni jashtë në kuptimin e vërtetë të fjalës, jo vetëm duke folur me një mikun tuaj, por edhe duke e bërtitur me zë të lartë, kjo do t’ju ndihmojë duke ju bërë të ndiheni më mirë.

Ushtrimet fizike dhe sidomos ecja janë shumë të rëndësishme për të larguar mendjen nga problemet dhe shqetësimet e përditshme. Nëse nuk kemi mundësi të bëni palestër, një ecje në natyrë për 30 minuta çdo ditë është ideale.

Hiqni dorë nga kafja, kjo është shumë e rëndësishme nëse doni të largoni ankthin dhe stresin, pasi kafeina rit nivelin e ankthit sidomos për ata që kanë filluar të kenë simptomat e para.

Shtoni orarin e gjumit, jo vetëm duke u shtrirë herët në darkë, por mund të pushoni për 30 minuta edhe gjatë ditës.

Mos u ndieni keq nëse thoni jo, madje mësohuni që jo gjithmonë mund ti plotësoni dëshirat të tjerëve, si fillim mendoni për veten.

E rëndësishme është gjithashtu që të ushqeheni rregullisht dhe sidomos të mos lini asnjë prej vakteve dhe arratisuni ndonjëherë nga rutina, bëni diçka ndryshe dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni padyshim më mirë.

Link: https://www.healthline.com/health/effective-ways-to-fight-anxiety-without-drugs#7

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/adult-alone-anxious-black-and-white-568027/