ShowBiz

Ermali e thotë copë, ja çfarë nuk i pëlqen tek Ami

Të gjithë aktorët e filmit “I love Tropoja”, do të jenë të ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko kush luan” në mbrëmjen finale të këtij spektakli.

Gjatë mbrëmjes nuk mund të mungonte Ermal Mamaqi i cili është producenti i filmit që pritet të shfaqet për publikun në fund të muajit janar.

Gjatë spektaklit Ermali është pyetur gjithashtu edhe lidhur me bashkëshorten e tij Amin dhe ka rrëfyer se çfarë nuk i pëlqen tek ajo.

Aktori thotë se një gjë nuk pëlqen tek bashkëshortja e tij, kur vesh një palë pizhame si të gjyshes, duke shkaktuar kështu humor tek publiku dhe të ftuarit.

Finalja e “Shiko kush luan”, pritet të jetë e mbushur me surpriza ashtu siç ka premtuar edhe më herët Luana Vjollca.

Ky sezon i këtij spektakli rezultoi një sukses i vërtetë duke thyer rekorde shikueshmërie, ndërsa u shndërruar në një prej më të klikuarve në YouTube nga shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve shqiptarë.

https://www.instagram.com/p/B7J1Mtqns74/

Link: https://www.instagram.com/p/B7J1Mtqns74/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7Io8p2BSE0/