Reperi Gjiko dhe bashkëshortja e tij Elita Rudi kanë realizuar një pyetësor për njëri tjetrin duke zbuluar kështu disa gjëra që nuk i dinim lidhur me marrëdhënien e tyre.
Gjiko ka rrëfyer se çfarë nuk i pëlqen tek Elita, si ja ka treguar ajo që ishte shtatëzanë dhe si ka qenë puthja e tyre e parë.
Lidhur me këtë të fundit Gjiko ka pak rezerva, kjo pasi nuk ishte puthja që ai në fakt priste.
Elita e ka pyetur gjatë intervistës se a e mban mend çfarë i ka thënë pasi e ka puthur për herë të paë dhe Gjiko tregon se si Elita nuk i ka lëvizur fare buzët, duke mos reaguar.
“Kështu unë puthja vajzat në kopësht”, mësohet të ketë thënë Gjiko pas puthjes, ndërsa gjatë videos është përpjekur të imitojë edhe fytyrën e Elitës në ato momente.
Ndërsa Elita është justifikuar me faktin se në ato momente nuk e dinte nëse dëshironte ta puthte apo jo reperin dhe për këtë arsye puthja e tyre rezultoi të ishte e tillë.
Elita dhe Gjiko janë të martuar prej gati një viti e gjysmë, ndërsa në shkurt të vitit që shkoi u bënë prindër për herë të parë, pas ardhjes në jetë të Zërit.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=dBFo7jjhV7k&feature=youtu.be
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6wMrtMl0l6/