Ermal Fejzullahu së bashku me bashkëshorten dhe dy prej fëmijëve, djalin dhe vajzën e vogël Ana i kanë nisur ditët e para të këtij viti në Maldive.
Prej ditësh at ana servirin në rrjetet sociale foto e video vërtetë mbresëlënëse nga ishulli i famshëm dhe resorti luksoz ku po pushojnë.
Ariana ndërkaq ka postuar në story një video të vogëlushes Ana e cila po dhuron disa buzëqeshje të ëmbla ndërsa ndodhet në plazh.
Pamja e vogëlushes duke buzëqeshur dhe sidomos e ambjentit përreth do t’jua zbukurojnë edhe më shumë ditën.
Ariana dhe Ermali u bënë prindër për herë të katër katër muaj më parë pas ardhjes në jetë të Anës.
Menjëherë pasi u bënë prindër të një tjetër vajze, ata thanë se nuk do të ndalen deri sa të bëjnë edhe një djalë tjetër.
Link: https://www.instagram.com/arianafejzullahu/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7D8itWhCpJ/