ShowBiz

Këngëtarja pozon me të brendshme transparente, komenti i të ëmës nuk duhet humbur

Rita Ora një prej emrave më të njohur të muzikës di se si të jetë vazhdimisht në qendër të vëmendjes.

E bukur dhe e suksesshme këngëtarja ka arritur ti falë publikut dhe fansave të saj emocione të veçanta përmes projekteve muzikore, por edhe kinematografike.

Por përveç kësaj këngëtarja është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale ku e shohim vazhdimisht të provokojë me fotot e saj ndonjëherë edhe zhveshur.

Këtë herë Rita pozon në divan me të brendshme transparente direkt pasi ka ardhur nga xhirimet dhe duket  që është lodhur, të paktën këtë të lë të kuptosh me atë çfarë shkruan poshtë fotos.

Pas 3 xhirimeve rradhazi, mezi pres të shkoj në shtëpi. Mezi po pres gjithashtu që ti shihni të gjitha. Tani do të bëj muzik..”, shkruan Rita duke treguar kështu se po punon për të sjellë diçka të re.

Por ajo që na ra në sy ndër të tjera është kometii të ëmës së këngëtares.

Ajo ka komentuar poshtë fotos në shqip dhe anglisht duke i thënë këngëtares se është një ëmbëlsirë me qershi.

Vera Ora është një prej mbështetëseve më të mëdhaja të së bijës, atë e kemi parë shpesh të shprehë dashurinë për të me statuse dhe komente gjithmonë pozitive.

https://www.instagram.com/p/B7Opik7F74I/

Link: https://www.instagram.com/p/B7Opik7F74I/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3idG_7DsHT/