ShowBiz

Rikthehet në vendin ku tha po dy vite më parë, Afërdita video romantike me të shoqin

Modelja e njohur Afërdita Dreshaj prej dy vitesh është e martuar me sportistin çek, lojëtarin profesionist të Hokey, Jakub Kindl.

Ata të dy organizuan dy vite më parë një ceremoni shumë të veçantë mes miqsh dhe të afërmish për dasmën e tyre, të cilën e kujtojnë edhe sot me nostalgji.

Modelja është shumë aktive në rrjetet sociale ku e shohim të postojë vazhdimisht foto me të shoqin ku shfaqen gjithnjë të lumtur së bashku.

Së fundmi ajo dhe Jakub kanë vizituar edhe njëherë hotelin në Pragë ku modelja i tha po sportistit para dy vitesh.

Në një video të postuar në instagram ata të dy shfaqen së bashku duke u puthur, ndërsa modelja shkruan: “Aty ky thashë po, dy vite më parë”, ndërsa e shoqëron videon me disa zemra të kuqe ku shkruhet “Të dua”.

Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6xuYWWI9yW/