ShowBiz

“Mozzikun ende e dua shumë”, habit Loredana me deklaratën e papritur

Loredana dhe Mozzik janë një prej çifteve më të përfolura gjatë vitit që lamë pas.

Ata u bënë kryefjala e mediave online sidomos pasi Loredana bëri publike ndarjen nga Mozzik si në jetën private ashtu edhe në biznës.

Ata të dy asnjëherë nuk e dhanë arsyen e vërtetë të ndarjes, por kanë thënë dhe vazhdojnë ende ta përsërisin se do të jenë gjithmonë pranë njëri tjetrin për vajzën.

Këtë e ka thënë si fillim Mozzik, ndërsa tashmë e ripërsëriti edhe Loredana.

Për herë të parë këngëtarja është rrëfyer në një intervistë për “NIN” në “Klan Kosova” për marrëdhënien me Mozzik.

Ajo tha se nuk ka pasur ndonjë arsye konkrete për ndarjen, por shtoi gjithashtu se Mozzikun e respekton dhe e do shumë.

“Vajza ime duket si Mozzi, vajzën time e dua më së shumti në botë, kështu që edhe këtë person e dua shumë”, thotë Loredana gjatë intervistës.

Ajo sqaron gjithashtu se Mozzik është një artist i vërtetë dhe se gjithmonë do të ketë respekt mes tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=3yqvBdJojAc

Link: https://www.youtube.com/watch?v=3yqvBdJojAc

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4pZptAqQb1/https://www.instagram.com/p/B5cdgIKluRk/