Maluma dhe Natalia Barulich njoftuan ndarjen në tetor të vitit që shkoi dhe pavarësisht ndjenjave për njëri tjetrin, ata vendosën të qëndronin larg për t’ju përkushtuar karrierës.
Megjithatë duket se çifti i famshëm janë sërish bashkë, të paktën këtë të lë të kuptosh urimi I veçantë që Maluma I ka bërë për ditëlindje modeles.
Ai ka shpërndarë në instastory një foto të saj, ndërsa shkruan: “ Gëzuar ditëlindjen një prej femrave më të mira që kam njohur në jetë. Mënyra jote e të jetuarit dhe të dashuruarit është e pamundur për t’u gjendur në këtë botë. Gëzuar ditëlindjen”, shkruan ai ndërsa e shoqëron mesazhin me një zemër.
Këtë mesazh e ka shpërndarë edhe modelja e cila shkruan sipër fotos “Të dua”.
Mesa duket ata të dy nuk kanë mundur të qëndrojnë larg njëri tjetrit për një kohë të gjatë dhe janë rikthyer më të dashuruar se kurrë.
Link: https://www.instagram.com/maluma/
Link: https://www.instagram.com/natalia/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/monochrome-photo-of-couple-holding-hands-1004014/