ShowBiz

Vjen në jetë djali i Albanit dhe Miriam, këngëtari zbulon emrin unik të të birit

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë bërë prindër për herë të dytë pas ardhjes në jetë të djalit të tyre.

Njoftimin e ka dhënë vetë Albani në instagramin e tij me një foto shumë të veçantë ku zbulon një pjesë të portretit të të birit në duart e tyre.

Ata kanë vendosur ta quajnë vogëlushin me emrin e veçantë Duam njësoj si titulli i këngës së tyre të famshme realizuar në Maldive, ku Miriam zbuloi se ishte shtatëzanë për herë të dytë.

Në një status të gjatë këngëtari i uron mirë se ardhjen në jetë djalit, duke i shprehur dhe premtuar të gjithë dashurinë e botës.

“Do bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që ti të rritesh me shëndet, që ti të rritesh me dinjtet. Të përqafosh të mirën dhe të luftosh padrejtësitë. Të jesh tolerant, i duruar, por i guximshëm dhe i vendosur kur duhet. Të dish nga ke ardhur dhe ku do të shkosh. Të jesh vetvetja dhe gjithmonë krenar për veten. Të duash e të të duan”, shkruan ndër të tjera Albani në statusin e tij.

Menjëherë pas fotos dhe statusit në instagram të cilin e ka postuar edhe Miriam, nuk kanë munguar urimet e shumta që i kanë ardhur çiftit nga miqtë dhe të afërmit e tyre.

Ata i urojnë vogëlushit jetë të gjatë e të lumtur pranë familjes.

Duam është fëmija i dytë i çiftit të cilët janë bekuar disa vite më parë me një vajzë e cila tashmë është rritur dhe është bërë një bukuroshe e vërtetë.

https://www.instagram.com/p/B7TJZcpAwKa/

Link: https://www.instagram.com/p/B7TJZcpAwKa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bv9jZaBBOy-/