Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është ndoshta personi më unik sa i takon stilit të saj të veçantë.
Atë e kemi parë shpesh të ndërrojë modelin dhe ngjyrën e flokëve duke provuar çdo ngjyrë të mundshme dhe çdo stilim deri tek qethja tullë.
Aktualisht flokët e këngëtares janë të shkurtër në ngjyrë të zeza, pavarësisht se herë pas here përdor paruke me ngjyra të ndryshme.
Por mesa duket floku i shkurtër i këngëtares është kthyer në një problem serioz për të sidomos kur zgjohet në mëngjes, apo kur koha është me lagështirë.
Këngëtarja ka postuar në instagram foton e një arushi me flokë të dendur kaçurelë, duke shkruar:
“Ja si duken flokët e mi në mëngjes këto ditë”.
Pavarësisht se këngëtaren e kemi parë me lloj lloj modelesh, vetëm në këtë mënyrë nuk mund ta imagjinojmë dot.
Link: https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2Y5yq6Bx05/