ShowBiz

Genta super e dashuruar, këngëtarja i bën dedikimin më të veçantë partnerit

Genta Ismajli prej gati dy muajsh është vënë në qendër të vëmendjes që prej momentit kur bëri publike lidhjen e saj me biznesmenin turk.

Ata të dy u panë për herë të parë bashkë në një event kulturor ku ishin të dy të ftuar.

Që prej atij momenti këngëtarja ka publikuar vazhdimisht foto me biznesmenin turk si dhe suprizat e shpeshta që ai i bën vazhdimisht këngëtares.

Por këtë herë është Genta ajo që ka dy fjalë për  partnerin e saj të cilit i dedikon një mesazh të vërtetë dashurie.

“I dua sytë e mi kur ti më shikon, e dua emrin tim kur e thua ti, e dua zemrën time kur ti e prek, e dua jetën time kur ti je në të”, shkruan këngëtarja krahas fotos së përbashkët postuar në instgram ku partneri i saj shfaqet duke i puthur dorën, ndërsa Genta buzëqesh e lumtur.

Një prej surprizave më të veçanta që këngëtarja ka marrë prej partnerit të saj është fjala “Të dua”, shkruar në  urën e Bosforit në Stamboll me gërma të mëdha.

https://www.instagram.com/p/B7Uqtb4hmiS/

Link: https://www.instagram.com/p/B7Uqtb4hmiS/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6gQzTOB58d/