ShowBiz

Pasi Mozzik e quajti gënjeshtare, vjen reagimi i Loredanës, mesazhi i këngëtares na la pa fjalë

E ftuar në një intervistë në emisionin “NIN” në “Klan Kosova”, Loredana rrëfeu për herë të parë marrëdhënien e saj me Mozzik, ndërsa tha se nuk kishte asnjë arsye për ndarje mes tyre duke shtuar se ishin thjesht të stresuar.

Mirëpo kjo deklaratë duket se nuk i pëlqeu aspak Mozzik i cili reagoi ashpër ndaj këngëtares duke e quajtur gënjeshtare  dhe që përdor të bijën për t’u viktimizuar.

Ai fajësoi gjithashtu Loredanën për ndarjen ndërsa shtoi se po të mos ishte për të, ata do të ishin ende bashkë.

Por reperja nuk e ka lënë me aq, duke iu kundërpërgjigjur këngëtarit në mënyrën e saj.

Ajo ka postuar në instagram pjesë nga një fjalim i famshëm i Oprah Winfrey e cila flet mbi suksesin dhe njerëzit.

“Njerëzit jo gjithmonë do t’ju pëlqejnë dhe do të jenë të lumtur për ju dhe kur e rrethoni veten me njerëz që nuk janë mësuar me suksesin tuaj, ata frikësohen sepse ju reflektoni diçka të panjohur për ta. Njërëzit që do të donin më të mirën për ju, do të dëshironin vërtetë që ju të jeni më të mirët.Një këshillë për të gjithë ju, rrethojeni veten me njerëz që ju mbështesin dhe ju qëndrojnë pranë në çdo moment”, janë fjalët që ka postuar Loredana dhe që në fakt duken si fjalë drejtuar Mozzik.

Loredana dhe Mozzik janë ndarë tashmë prej disa muajsh, një ndarje kjo që shkakoi bujë në media, ndërsa i vuri ata të dy në qendër të vëmendjes.

Link: https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4pZptAqQb1/https://www.instagram.com/p/B5cdgIKluRk/