ShowBiz

Vetëm 5 muaj pas divorcit, aktori zyrtarizon lidhjen me modelen e njohur

Ndarja e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth është padyshim një prej ngjarjeve më të përfolura të vitit që lamë pas.

Ndarja e tyre pas 7 muajsh martesë dhe një lidhje shumë vjeçare së bashku u diskutua gjatë në media, sidomos pasi aktorit i erdhi e papritur.

Këngëtarja u pa të lidhej menjëherë me një blogere të njohur me të cilën kaloi pushimet, ndërsa tashmë me mikun e saj të ngushtë këngëtarin Cody Simpson.

Aktori ndërkaq duket se e ka hedhur pas krahëve marrëdhënien me këngëtaren, ndërsa është fotografuar i lumtur  duke u puthur me modelen e njohur Gabriella Brooks.

Ai dhe modelja mësohet ta kenë zyrtarizuar tashmë lidhjen.

Sipas Daily Mail ata të dy janë fotografuar me pushime së bashku, ndërsa më herët Liam mësohet ta ketë prezantuar modelen me prindërit e tij duke hedhur një hap më shumë në marrëdhënien e tyre.

https://www.instagram.com/p/B7Sx25Qn10Q/

Link: https://www.instagram.com/p/B7Sx25Qn10Q/

https://www.instagram.com/p/B5LH3GAHtGv/

Link: https://www.instagram.com/p/B5LH3GAHtGv/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/man-hugging-woman-while-holding-umbrella-1534633/