ShowBiz

Xhensila pozon nga shtrati pa pikë grimi, na la pa fjalë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është dalluar gjithmonë për thjeshtësinë dhe ëmbëlsinë që e karakterizon në pamje.

Atë e kemi parë shpesh me një grim të lehtë, ndonjëherë edhe të palyer dhe mund të themi se nuk ka zhgënjyer aspak, përkundrazi dukej edhe më e bukur në versionin ujë e sapun.

Këtë sapo na e vërtetoi me një tjetër foto të postuar në instagram ku sapo është zgjuar  dhe pozon nga shtrati me rroba gjumi.

Pa pikën e grimit në fytyrë dhe me një ëmbëlsi karakteristike ajo ka vendosur të na thojë mirëmëngjes direkt nga shtrati.

Këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet sociale ku e shohim vazhdimisht të postojë foto e video të ndryshme vetëm ose me Besin dhe Ajkën.

Link: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6Lh25dhHZq/