ShowBiz

Dhurata Dora nuk pyet për dimrin, këngëtarja pozon gjysmë e zhveshur në mes të të ftohtit

Dhurata Dora është një prej këngëtareve më të dashura për publikun.

Ajo ka sjellë disa hite që janë shndërruar në një sukses të vërtetë në shumë pak kohë, duke e bërë këngëtaren edhe më të famshme.

Dhurata dallon gjithashtu edhe për tiparet e saj karakteristike, ndërsa e shohim vazhdimisht aktive edhe në rrjetet sociale me foto e video të ndryshme.

Këtë herë këngëtarja ka vendosur të sfidojë të ftohtin e dimrit dhe ka pozuar me një bluze të shkurtër bust që mbulon vetëm pjesën e gjoksit.

Krahas fotos këngëtarja shkruan: “Çdo të thuash që është dimër?”, çka nënkupton se ajo nuk pyet nga temperaturat e ulëta.

Këngëtarja duket në super formë dhe shfaqet mjaft tërheqëse pavarësisht të ftohtit përjashta.

Fotot e saj janë pëlqyer dhe komentuar nga miqtë e këngëtares të cilët nuk kanë hezituar ta komplimentojnë si për guximin edhe për format.

https://www.instagram.com/p/B7YQeG3FYiB/

Link: https://www.instagram.com/p/B7YQeG3FYiB/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6yAaWWlWiO/