ShowBiz

Pas divorcit të bujshëm, këngëtari rrëfen përse zihej më së shumti me bashkëshorten

Saimir Çili dhe ish bashkëshortja e tij Suela Kalaja u përfolën gjatë në media kohë më parë pas divorcit të bujshëm që rezultoi aspak paqësor.

Sot shumë  vite pas ngjarjes Saimir Çili i ftuar në Soiree së bashku me të bijën Isea foli për herë të parë për marrëdhënin me Suelën, motivin përse ziheshin shpesh si dhe përse nuk do të donte që e bija të ecte në hapat e tyre.

Këngëtari tha se me Suelën duke qenë se ishin të dy në të njëjtën fushë, të dy kantautor ziheshin shpesh për tekstet e këngëve.

Ai shtoi gjithashtu se të qënit në të njëjtin profesion ka të mirat dhe të këqijat e veta, ndërsa lidhur me të bijën ai thotë se nuk ka dashur asnjëherë që ajo të ndiqte rrugën e muzikës.

Lidhur me këtë fakt ai u shpreh se rruga e muzikës është  e vështirë dhe nëse nuk je në top 10 më të mirët nuk është dhe aq e thjeshtë.

https://www.instagram.com/p/B7WsC7AAGFb/

Link: https://www.instagram.com/p/B7WsC7AAGFb/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7Vh0VhAbD-/