ShowBiz

Sinboy dhe Rina në momente romantike së bashku, ja mesazhi emocionues i reperit

Edhe pse u shkëput për gati dy muaj nga muzika dhe rrjetet sociale, Rina u rikthye sërish dhe këtë herë edhe më fuqishëm se më parë.

Menjëherë pas rikthimit këngëtarja bëri publike lidhjen e saj me reperin Sin Boy me të cilin aktualisht është duke bashkëjetuar dhe kanë mbi një vit bashkë.

Atë e shohim të postojë herë pas here foto me partnerin e saj ku shfaqen gjithnjë e më të dashuruar së bashku.

Këtë herë është reperi ai që ka ka sjellë një moment shumë të veçantë së bashku.

Ata të dy shihen të shtrirë dhe të përqafuar në dysheme ndërsa na bëri përshtypje edhe mesazhi shoqërues i fotos.

“Faleminderit që më ndryshove botën, ti je gjëja më e bukur që më ka ndodhur ndonjëherë, të dua!”, shkruan Sinboy krahas fotos ku të dy shfaqen në një moment intim.

Të njëjtin postim e ka publikuar në story edhe Rina e cila e shoqëron me një zemër.

Rina dhe Siboy kanë mbi një vit së bashku dhe tashmë duket se e kanë bërë lidhjen edhe më zyrtare pasi i shohim gjithmonë bashkë.

https://www.instagram.com/p/B7V7r9OJV_s/

Link: https://www.instagram.com/p/B7V7r9OJV_s/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5qyFN5F-Oi/