ShowBiz

Jonida reagon për herë të parë pas lajmit të shtatëzanisë, ja çfarë po ndodh në jetën e saj

Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se aktorja Jonida Vokshi ishte në pritje të ëmbël.

Ajo u martuar shtatorin e vitit që shkoi me producentin e njohur Besnik Krapi në një ceremoni të veçantë buzë detit dhe tashmë të gjitha mediat aluduan për një shtatëzani të saj edhe pse vetë Jonida nuk kishte konfirmuar asnjë gjë.

E ftuar në “Wake Up”, në Top Channel, aktorja ka folur gjatë për karrierën e saj, projektet televizive si dhe jetën private.

Në fund të intervsitës Isli nuk ka harruar ta pyesë edhe për shtatëzaninë, ashtu siç është aluduar së fundmi në media.

Jonida mesa duket nuk është shtatëzanë, ose të paktën këtë na la të kuptomin me përgjigjen e saj.

“Çfarë shtatëzanie, nëse ka diçka do jem unë e para që do e them, pikërisht në këtë studio”, dëgjohet të thotë Jonida duke përgënjeshtruar në këtë mënyrë lajmet për shtatëzani.

https://www.youtube.com/watch?v=x3zHEdWjp8o&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=x3zHEdWjp8o&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4YdMMgjwsd/