ShowBiz

Almeda poston foton më të bukur të të birit, nuk do ta besoni sa është rritur vogëlushi

Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman u bënë prindër të vogëlushit Efehan në maj të vitit që shkoi.

Edhe pse vogëlushi nuk ka mbushur ende një vjeç mund të themi pa frikë se që tani dallohen tiparet e bukura të të dy prindërve.

Efehan është një vogëlush shumë i ëmbël dhe Almeda sjell herë pas here portrete familjare ku gjithë vëmendja bie e gjithë mbi të.

Këtë herë modelja dhe aktorja shqiptare ka postuar një foto të vogëlushit ulur ndërsa është duke pirë nga bibëroni.

Efehan që është gati 9 muajsh është shndërruar në një bukurosh të vërtetë dhe të shumtë janë miqtë dhe të afërmit e Almedës që janë mrekulluar nga portreti i tij i ëmbël.

Almeda poston shumë rrallë foto të të birit dhe  këtë herë duket qartë që vogëlushi është rritur dhe po bëhet gjithnjë e më tërheqës.

https://www.instagram.com/p/B7ba2XrFCMn/

Link: https://www.instagram.com/p/B7ba2XrFCMn/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3Af24aFf0T/