ShowBiz

Arbenita ndryshon look, ja si duket me ngjyrën e re të flokëve

Modelja Arbenita Ismajli është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të një videoje që qarkulloi në rrjet, ku ajo puthej me një mashkull misterioz.

Vetë modelja sqaroi se ajo video ishte bërë katër vite më parë dhe është e turpshme se si përdoret nga një ish i dashur vetëm për famë.

Në një reagim të saj lidhur me këtë ngjarje, Arbenita pranoi se vazhdon të jetë e lidhur me Feron me të cilin nuk është ndarë asnjëherë, por thjesht kanë dashur ta mbajnë lidhjen jashtë vëmendjes publike.

Ndërkaq modelja është dalluar gjithmonë për tiparet e saj karakteristike, format perfekte dhe ngjyrën e flokëve origjinale.

Por duket se modelja ka dashur të ndryshojë pamje dhe për këtë arsye i ka lyer flokët në ngjyrë të errët dhe mund të themi se duket shumë mirë.

Ngjyra e zezë e flokëve ja thekson edhe më tepër tiparet duke e bërë të duket edhe më e këndshme.

Link: https://www.instagram.com/arbenitalsmajli/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4KYLr4lCug/