ShowBiz

Ermali zbulon sa lekë është paguar kryeministri për filmin, ja detajet nga roli i tij

Në fund të muajit Janar Ermal Mamaqi do të mbajë premierën e filmit të tij të ri “I love Tropoja”.

Pjesë e filmit janë emra të njohur të kinematografisë shqiptare, por edhe personazhe të njohur të ekranit që janë vënë për herë të parë në rolin e aktorit siç është edhe këngëtarja Enca.

Një rol në filmin e Ermalit do të ketë edhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Ai do të luajë rolin e dajës së Ermalit dhe sipas aktorit do të ndërhyjë për të shuar një sherr midis tropojanëve dhe tiransve.

I ftuar në “Wake up” në “Top Channel”, Ermali zbuloi disa detaje nga roli i kryeministrit, ndërsa  shuajti gjithashtu edhe kureshtjen e drejtuesve të emisionit lidhur me pagesën që ka marrë kryeministri për rolin e tij.

Ermali tha se kryeministri hyn tek mbështetësit e filmit dhe e ka dhënë kontributin e tij pa pagesë.

https://www.youtube.com/watch?v=EvtzYOBAw5g

Link: https://www.youtube.com/watch?v=EvtzYOBAw5g

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3W1rvohodu/