ShowBiz

Hana hedh hapat e parë, Loredana sjell videon më emocionuese me të bijën

Reperja Loredana është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes pas zbulimit të romancës së saj me producentin Macloud.

Ka qënë vetë këngëtarja që zbuloi se mashkulli misterioz që e shoqëronte në Paris dhe me të cilin ajo dukej shumë e afërt ishte pikërisht producenti i njohur.

Reperja ndërkaq prej disa muajsh ka bërë publike ndarjen nga Mozzik me të cilin ka një vajzë një vjeçare.

Loredana është mjaft aktive në rrjetet sociale ku e shohim të postojë vazhdimisht foto e video me të bijën e cila tashmë është rritur dhe është bërë një bukuroshe e vërtetë.

Hana madje ka filluar të hedhë edhe hapat e para dhe një video nga ky moment i veçantë Loredana e ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram.

Vogëlushja ka hedhur hapat e parë krejtësisht e pavarur, pa u mbajtur askund në drejtim të Loredanës e cila e lumtur i thërret hajde së bijës.

Që pas ndarjes nga Mozzik, vogëlushja po qëndron me Loredanën e cila herë pas herë na tregon progreset e Hanës.

Link: https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6i1fiwlOYe/