Reperi Stresi e ka treguar vazhdimisht se është shumë i lidhur me të ëmën, dashurinë për të cilën e ka treguar gjithmonë edhe në rrjetet sociale.
Pak kohë më parë ai madje i dedikoi asaj edhe një këngë që u shndrrua në një himn dashurie për të gjitha nënat.
Edhe këtë herë reperi ka shprehur dashurinë dhe respektin e tij për të ëmën, duke postuar disa mesazhe të shkëmbyera me të, ku i thotë se do të kthehet në fund të muajit dhe se e ka marrë malli për ta parë.
A e dini se jeta fillon duke u zgjuar e dashuruar me fytyrën e nënës. Çdo dashuri lind dhe përfundon aty”, shkruan Stresi krahas bisedës me të ëmën të publikuar në instagram.
Reperi ka publikuar edhe herë të tjera dedikime speciale për të ëmën, me të cilën është shumë i lidhur.
Link: https://www.instagram.com/stresi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6gDmjnpkF4/