Balerina Klaudia Pepa prej disa vitesh jeton dhe punon në shtetin fqinj Itali, ku po merret me disa projekte të rëndësishme.
Klaudia është protagoniste e një prej spektakleve më të ndjekura në Itali sic është: “La Repubblica delle donne” që pritet të rinisë sezonin mbrëmjen e sotme.
Në një intervistë për “TGcom24”, Balerina ka folur për karrierën e saj, projektet e reja që synon të vëjë në jetë së shpejti si dhe për herë të parë ka folur për jetën private.
Klaudia ka rrëfyer se për momentin është single dhe se nuk është bërë ende mama, ashtu siç po aludohet së fundmi, por do të donte shumë në një të ardhme.
Ndërsa pyetjes se çfarë duhet të ketë një mashkull për ta bërë për vete, Klaudia përgjigjet se duhet ta bëjë të qeshë dhe të jetë besnik.
Balerina ka qenë për një periudhë kohe e martuar me koreografin Albi Nako me të cilin është ndarë disa vite më parë.
Por ndërsa për Albin po aludohet se është në një lidhje me një tjetër balerinë, për Klaudian nuk dihet asnjë gjë konkrete për jetën e saj private.
Link: https://www.instagram.com/klaudiapepa/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B63DmM-KNrj/