Morena Taraku ndodhet ende në Tajlandë ku po vazhdon me pushimet e saj ekzotike.
Këngëtarja ka postuar vazhdimisht foto e video shumë interesante ku shfaqet mjaft provokuese me bikini në plazhet ekzotike të Tajlandës.
Këtë herë Morena pozon majë një elefanti me bikini në ngjyrë të verdhë, ndërsa në kokë ka një kapele që shkruan Tajlandë.
“Emri i tij ishte Choo dhe ai ishte shumë i këndshëm”, shkruan Morena duke na prezantuar kështu me elefantin në foto.
Kjo foto e këngëtares ka bërë që fansat e saj të shpërthejnë në komente ku shumica prej tyre do të donin të ishin në vend të atij elefanti.
Morena ka zgjedhur Tajlandën për pushimin në këtë fillim vit dhe nga fotot e videot e shumta shohim se këngëtarja është duke u argëtuar në këtë destinacion që kohët e fundit ka filluar të preferohet nga shumica e personazheve të njohur të ekranit.
https://www.instagram.com/p/B7qcNwblXbA/Link: https://www.instagram.com/p/B7qcNwblXbA/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3ot_WuFgqY/