Në 11 shkurt të 1920 Tirana u shpall kryeqytet i vendit dhe këtë vit bëhen plot 100 vjet nga ajo ditë.
Kryetari i bashkisë Erjon Veliaj ka premtuar një sërë aktivitetesh për të festuar 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet.
Ai ka filluar të zbulojë disa detaje nga ajo ditë dhe një prej tyre është këngëtari Getoar Selimi i cili mesa duket do të përformojë në koncertin që do të mbahet me këtë rast.
Ka qenë vetë kryetari i bashkisë që ka postuar në instagamin e tij një foto me këngëtarin me hashtagun Tirana100, duke lënë të kuptohet se ai do të jetë një prej këngëtarëve pjesëmarrës në koncertet e parashikuara për atë ditë.
Të njëjtën foto e ka ripostuar në instagramin e tij edhe këngëtari duke konfirmuar kështu pjesmarrjen e tij në këtë event të rëndësishëm.
https://www.instagram.com/p/B7sji0DhKee/Link: https://www.instagram.com/p/B7sji0DhKee/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7OUuqinBJJ/